back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBesarta, vajza e Hamëz Jasharit kujton babain për ditëlindje: Më mësoj të...

Besarta, vajza e Hamëz Jasharit kujton babain për ditëlindje: Më mësoj të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Besarta Jashari, vajza e heroit Hamëz Jashari ka kujtuar babain e saj me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij.

Besarta thotë se kujton momentet që i kalonin së bashku, dhe si babai i saj gjente kohën të shikonin film, ta ndihmonte në mësime, ta mësonte të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

…për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Falëmnderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atëdheu…
Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,

Besarta

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz