BallinaShqiptareEdi Rama i dha leje për kullën 24 katëshe Ervin Matës, të...

Edi Rama i dha leje për kullën 24 katëshe Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Me një formë krejt të pazakontë, “Ekspozita Building” do të ‘gllabërojë’ të gjithë këtë pjesë të kryeqytetit. Katet e sipërm të banimit do të kenë një formë piramide dhe krahas tyre do të jetë një zonë e mbjellë me pemë dhe mjaft e gjelbërt.

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga projekti gjigant që do të zotërojë zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet. Ndërtesa e re me emrin “Ekspozita Building”, është 93 metra e lartë dhe kjo kullë do të jetë kulla e dytë më e lartë në bulevardin ”Gjergj Fishta”, pas kullës Dowtown Tirana, pranë Rrugës së Elbasanit.

Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim. Me një formë krejt të pazakontë, “Ekspozita Building” do të ‘gllabërojë’ të gjithë këtë pjesë të kryeqytetit. Katet e sipërm të banimit do të kenë një formë piramide dhe krahas tyre do të jetë një zonë e mbjellë me pemë dhe mjaft e gjelbërt.

Një pjesë e madhe e ndërtesës do të jetë e rrethuar me xham, në mënyrë që të minimizohet thithja e nxehtësisë në sezonin veror. Sipas arkitektëve, gjithçka është përllogaritur në mënyrë që ndërtesa të përdorë 30% më pak energji se të gjitha ndërtesat e tyre. Më poshtë keni edhe fotot që të njiheni detajisht me projektin.

Por kush qëndron pas kësaj ndërtesë gjigante që shtrihet krah bulevardit “Gjergj Fishta”?

“Ekspozita Building” do të ndërtohet nga “Victoria construction”, kompani e zotëruar nga biznesmeni Luan Mata, babai i të shumëpërfolurit Ervin Mata, që u bë i njohur për publikun si i dashuri i Elvana Gjatës pas përfshirjes së tij në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, më 4 tetor të vitit 2018.

Projekti i kullës është bërë nga studiot Mario Cucinella Architects dhe Ekoplan. Më herët studio Mario Cucinella Architects ka projektuar dhe godinën “Met Building”, që po ndërtohet në krah të ish-Hotel Dajtit.

Si u mor leja për këtë kullë?

Exit.al publikoi lajmin për ndërtimin e kësaj kulle, ku shkruante se ishte kryeministri Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ai që ka firmosur lejen më 8 nëntor 2019, siç shikohet në dokumentet e mëposhtme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz