back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani: Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Vjosa Osmani: Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin slloven Bojan Bertoncelj. Ai ka uruar zonjën Osmani për detyrën dhe për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ka potencuar se politika e jashtme sllovene e ka në fokus Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Bertoncelj e ka konsideruar fazë të re në politikën kosovare, kryesimin e Kuvendit nga ana e zonjës Osmani. Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se shteti slloven është për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani, ka përmendur investimet sllovene në Kosovë dhe ka shtruar nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, posaçërisht në fushën e diplomacisë parlamentare. Ajo e ka njoftuar ambasadorin slloven me krijimin e grupeve parlamentare​të miqësisë, njëri nga të cilët do të jetë ai me Slloveninë.

Duke e potencuar mbështetjen sllovene në shumë procese, Osmani ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në procesin e integrimit evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz