BallinaLajmeGrenell, Veselit: SHBA’ja kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë

Grenell, Veselit: SHBA’ja kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter i është drejtuar Kadri Veselit sot gjatë ditës, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë.

E pak më vonë, Veseli i është përgjigjur ambasadorit Grenell duke i thënë se Kurti është gënjeshtar.

Ndërsa Grenell para pak minutave, i është kundërpërgjigjur përsëri Veselit duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz