BallinaLajmeNdryshojnë temperaturat, nga sot pasdite do të ketë reshje bore

Ndryshojnë temperaturat, nga sot pasdite do të ketë reshje bore

Të ngjajshme

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se ditëve me diell dhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve po i vjen fundi, kjo si pasojë e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Në njoftimin për media thuhet se nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke e prishur këtë situatë të tanishme meteorologjike.

Fillimisht do të fillojnë reshje shiu, e me fuqizimin e këtyre masave polare, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

“Reshje bore parashihet natën e së martës, mërkurës dhe pjesën e parë të ditës së enjte. Këto reshje do të ndikojnë dukshëm në prishjen e ekuilibrit termik, duke ndikuar në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-16 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike rikthen parametrat meteorologjik në mesataret e stinës dhe muajit që jemi, por reshjet e parashikuara do të jenë shumë të mirëseardhura për ti plotësuar kushtet hidrike, meqë dihet se vendi ynë është në deficit të reshjeve që prej vitit të kaluar.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së këtij aktiviteti meteorologjik. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-15 m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz