back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeFlet Agim Veliu pas propozimit që ai të jetë Ministër i Punëve...

Flet Agim Veliu pas propozimit që ai të jetë Ministër i Punëve të Brendshme

Të ngjajshme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për Ministër të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, aktualisht kryetar i komunës së Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar vet Veliu për Gazetën Insajderi. Ai nuk ka dashur të komentojë më shumë nga mbledhja e kryesisë së LDK-së, mirëpo ka thënë se është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme.

“Po, kështu ka vendos kryesia”, ka thënë shkurt Veliu për Insajderin.

Pas emërimit të tij në postin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pos, Veliut, post ekzekutiv ka marrë edhe Avdullah Hoti, i cili sipas burimeve të Gazetës Insajderi, është propozuar për zëvendëskryeministër të Kosovës.

Ndërsa, mësohet se Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes, Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë, Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit, Lumir Abdixhiku ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Vlora Dumosh ministre e Kulturës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz