back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportSigal Prishtina fiton trilerin ndaj Feronikelit

Sigal Prishtina fiton trilerin ndaj Feronikelit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Sigal Prishtina e ka mundur me shumë vështirësi Feronikelin me rezultat 86:82 në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft interesant, me të dy skuadrat që ishin të barabarta dhe kjo pjesë përfundoi 18:19 për Niklin.

Loja ishte interesante edhe në periodën e dytë, ku dy skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat. 23:20 përfundoi kjo pjesë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41:39.

Edhe perioda e tretë ishte mjaft interesante, ku skuadra mysafire pasi barazoi shifrat, kishte epërsi deri në katër pikë, 57:61, megjithatë, bardhekaltrit në fund ishin më të vëmendshëm dhe me një tre pikësh nga Fisnik Rugova, kalojnë në epërsi 64:63.

Edhe 10 minutëshi i fundit ishte shumë interesant dhe dramatik, ku fituesi nuk është ditur deri në sekondat e fundit, por Prishtina ishte më e kujdesshme në fund dhe shënon fitore me rezultat 86:82.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fahro Alihoxhiq me 25 pikë e 16 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 22 pikë, derisa te Feronikeli më i miri në fushe ishte Dayon Griffin me 25 pikë, gjashtë kërcime e pestë asistime.

Sigal Prishtina renditet në vendin e dytë me 15 fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli ka pesë fitore dhe 16 humbje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz