back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportSulmuesi shqiptar bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me Juventusin

Sulmuesi shqiptar bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me Juventusin

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Xhakomo Vrioni do të lërë Citadellan, ku është i huazuar nga Sampdoria dhe do të bëhet pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit.

Bardhezinjtë kanë këmbëngulur vazhdimisht gjatë këtij afati kalimtar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe në fund kanë gjetur akordin me Sampdorian.21-vjeçari do i kushtojë “Zonjës” plot katër milionë euro, shifër, që nuk do të derdhet në arkat e Sampdorias.

E njëjta shifër do të konvertohet me tre talente të akademisë bardhezi: Erik Gerbi, Mateo Stropa dhe Nikolo Frankoforte, të cilët do të zhvendosen në radhët e skuadrës nga Xhenova për të finalizuar marrëveshjen me sulmuesin e Shqipërisë.

Pas këtij transferimi, Vrioni shndërrohet në sulmuesin, që është shitur për shifrën më të lartë në historinë e futbollit të Shqipërisë.

Sulmuesi është ndarë me shokët e skuadrës te Citadella dhe është nisur drejt Torinos, ku do kryejë vizitat mjekësore e më pas do të zyrtarizohet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz