back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeDeputeti i VV-së jep sinjale pozitive: Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes!

Deputeti i VV-së jep sinjale pozitive: Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes!

Të ngjajshme

ATK dhe AKI lidhin bashkëpunim për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Kosovës...

Tragjedi në Leposaviq: 16-vjeçari humb jetën pasi u rrotullua me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Zemanic...

Izraeli godet një tjetër ndërtesë të lartë në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite ka goditur këtë të mërkurë një tjetër...

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së  Albin Kurti.

Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes.

U raportua edhe për një takim të ‘fshehtë’ në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë por nuk dolën detaje shtesë në publik nga ky takim.

Gazeta Blic” ka kontaktuar me deputetin e VV-së Haki Abazi për ta pyetur më gjerësisht se kur do të ketë takim ndërmjet palëve dhe a ka dakordim rreth marrëveshjes përfundimtare.

Abazi shkurt ka theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe tashmë pothuajse marrëveshja është arritur.

“Ajo që mund të thuhet me korrektësi është që po vazhdojnë negociatat për përfundimin e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe LVV-së në realizimin e asaj që është tanimë pothuajse marrëveshje e arritur” ka thënë shkurt Abazi për Gazeta Blic.

Ishte edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri që ditën e djeshme dha sinjale pozitive rreth një koalicioni të mundshëm me VV-në por i mëshoi faktit se duhet një pushtet i balancuar duke iu referuar postit të Kryeparlamentarit.

Kujtojmë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit prishi matematikat në arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse LVV-LDK duke e zgjatur edhe më tej procesin dhe lënë vendin për disa muaj me radhë pa Qeveri.  /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz