BallinaLajmeTakimi i “fshehtë” i Albin Kurtit e Isa Mustafës?! Haki Abazi e...

Takimi i “fshehtë” i Albin Kurtit e Isa Mustafës?! Haki Abazi e Rexhep Selimi nuk dinë asgjë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën u përfol se mbrëmë kanë mbajtur takim të fshehur, i cili sipas mediave u zhvillua në villën e liderit të LDK’së, në Prapashitcë, shkruan GazetaBlic.

Por as nga Vetëvendosje e as nga LDK-ja nuk dolën me ndonjë qëndrim për ti pohuar si të vërteta apo për ti mohuar krejtësisht këto deklarata.

Madje zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë në dijeni aspak lidhur me një takim të tillë.

Rexhep Selimi e Haki Abazi nga Vetëvendosje i thanë GazetaBlic se ata nuk kanë njohuri nëse Kurti e Mustafa kanë zhvilluar ndonjë takim mbërmë.

“Nuk e di fare, sepse unë kam qenë në pushim dhe nuk jam ndëgjuar me askënd”, tha Haki Abazi.

Përgjigje të njejtë dha edhe Rexhep Selimi, i cili tha se ai nuk di asgjë për një takim të tillë.

“Nuk kam njohuri për ndonjë takim, nuk e di nëse janë takuar”, tha Selimi për GazetaBlic.

Ndryshe ditë më parë nga Vetëvendosje e LDK, thanë se një takim i mundshëm ndërmjet dy subjekteve mund të ndodhë gjatë këtij vikendi, derisa ende nuk ka diçka zyrtare.

Vetëvendosja e Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar dhjetra takime nga 6 tetorit, që nga përfundimi i zgjedhjeve, por deri më tani asnjë nga takimet e tyre nuk ka përfunduar me marrëveshje finale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz