back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeSelimi: Ky është kundërshtari më i madh i marrëveshjes VV-LDK

Selimi: Ky është kundërshtari më i madh i marrëveshjes VV-LDK

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shtaricë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çasteve në...

Protestat në Serbi, Vuçiq: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën...

Milan percjellin sulmuesin e Monacos, Embolo, si alternativë për Hojlund

Milan po monitorojnë sulmuesin e Monacos, Breel Embolo, pasi...

William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend

Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në...

Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për vjedhje të rëndë

Një person është arrestuar sot në Zubin Potok. I njëjti...

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në Rubikon të KTV-së ka thënë se kundërshtari më i madh i marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së është presidenti Hashim Thaçi, kjo për shkak të së kaluarës së tij.

E përkundër sfidave, Selimi është optimist se Vetëvendosje dhe LDK do të arrijnë marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës.

“Ditëve të fundit kemi qenë të përballur me një faktor tjetër që na ka bërë presion për të dërguar emrin, që ishte zyra e presidentit. Bashkëpunimi me LDK-në ka pasur sfida, por asnjëherë këto nuk e kanë bërë të pamundshme koalicionin me të. Me optimizëm po e shoh se do të arrihet kjo marrëveshje, pasi as ne as LDK-ja nuk kanë partnerë të tjerë”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur se kujt i konvenon ky koalicion.

“Nuk kam si të mos e vë në pah se interesi i kujt është ky koalicion. Është i mbi 400 mijë votuesve tanë, i edhe i atyre që nuk kanë votuar. Është interes i qytetarëve që Kosova të ketë qeveri stabile, dhe është interes edhe i yni e edhe i LDK-së që të zgjedhin njëra tjetrën për partner”, ka thënë ai.

Sipas Selimit ata që nuk e donë këtë koalicion janë edhe kundërshtarët e tjerë politik, por përtej kësaj personaet që kanë problem me ligjin.

“Në anën tjetër kush nuk ka interes. Nuk është as i LDK-s, as Vetëvendosjes, e as qytetarëve. Kundërshtarët e koalicionit do të gëzoheshin nëse do të dështonte marrëveshja, por përtej kësaj të gjithë ata që kanë ra ndesh me ligjin janë kundër kësaj marrëveshje. E pengesa kryesore është presidenti Hashim Thaçi e ai ka fuqi kushtetuese. Besoj se LDK-ja nuk do të lejojë që të triumfojë kundërshtari më i madh i këtij koalicioni, presidenti Thaçi. I cili është kundërshtari më i madh i këtij koalicioni për shkak të së kaluarës së tij. Duke e ditur LDK-ja këtë fakt nuk pres që ajo ta dështojë koalicionin me ne”, u shpreh Selimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz