BallinaLajmeGrenell reagon në twitter: Faleminderit, Albin

Grenell reagon në twitter: Faleminderit, Albin

Të ngjajshme

Trump paralajmëroi uljen e trupave në Gjermani, deklarohet Merz

Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane...

Bajqinovci godet Osmanin: Ne jemi me qytetarin çdo ditë e jo si ata që shfaqen çdo 5 vite e kur ju duhen votat

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes...

Ditë me angazhime për Edon Zhegrovën, gëzoi tifozët e Juventusit

Edon Zhegrova ishte i zënë së bashku me dy...

Sikur të jetë janar… bora mbulon një pjesë të Jezercit në Ferizaj

Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat kanë rënë krahasuar...

Ambasadori amerikan në Berlin njëherit edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falenderuar kreun e VV-së për takimin e zhvilluar sot.

Grenell përmes Twitterit ka falënderuar Kurti duke thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

I dërguari i Presidentit Trump dje ka arritur në Kosovë ku ka pasur një darkë pune me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Grenell sot ka takuar partitë politike, fillimisht ka qëndruar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Pas VV-së, Grenell i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë qëndruar edhe në selinë e LDK-së. Aty janë pritur nga kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Vjosa Osmani dhe Agim Veliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz