BallinaLajmeThaçi nga takimi me Grenell: Atë që të tjerët nuk arritën ta...

Thaçi nga takimi me Grenell: Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë, e bëri Grenell dhe Ambasada e ShBA-ve

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me vizitën e sotme të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij dhe tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe njerëzit e saj në përgjithësi.

“Faleminderit shumë për ardhjen et ij në Kosovë për vizitë dhe në anën tjetër falënderoj për marrëveshjen që e kemi arritur në lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj se është diçka e re, që të tjerët nuk e kanë arritur ta bëjnë, e bëri ambasadori Grenell dhe ambasada e ShBA-ve”, tha Thaçi, raporton Indeksonline.

Thaçi shtoi se roli i Amerikës është i pazëvendësueshëm.

“Roli i tyre është i pazëvendësueshëm, kam besim të plotë se nën lidershipin e Trump-it do të arrijmë në marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do t’i ndihmojë shumë prosoperitetit dhe zhvillimit të shtetit.Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, kryetarin e partisë së parë tashmë mbetet nga partitë politike që të punojnë që të gjejnë partner e të bëjnë shumicën e mjaftueshme që të votohen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.

Gjithasthu Thaçi theksoi se Grenell është i Dërguar Special për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nuk është për çështje të brendshme.

“Është e drejtë e secilës parti politike parterin, ne do të bisedojmë për dialogun dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira në mes Prishtinës dhe Washingtonit”, tha Thaçi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz