BallinaLajmeKthehet shiu në Kosovë — parashikimi i motit për pesë ditët e...

Kthehet shiu në Kosovë — parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Deri në fundjavë mot stabil, pa reshje, në mëngjes ngrica. Në fundjavë më butë, e nga dita e diel priten reshje shiu.

Rajoni ynë mbetet nën fusha të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe pa të reshura. Ditën e enjte masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit sjellin përkohësisht mot të ftohtë dhe rënie të lehtë temperaturave maksimale, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e premte dhe fundjavë rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë nga Italia, që pritet të sjellin mundësi për shi, e në vise malore mbi 1500m borë”.

Sipas PW, kushtet meteorologjike ditëve në vijim pritet të jenë më të favorshme, sa i përket qarkullimit ajror, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin edhe në vlera mesatare, por kohë pas kohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 23-27 janar:
23.01 – Paradite vranësira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell. Në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull.
24.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet përgjatë ditës.
25.01-26.01 – Të shtunën vranësira dhe intervale me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e diel kryesisht me vranësira dhe më butë. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.
27.01 – Kryesisht vranët. Në mëngjes shi, e ditën reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri -5C, e në fundjavë do të rriten deri në +2C, ndërsa maksimalet në rritje graduale dhe do të luhaten nga 4C deri në 9C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, mirëpo mbetet lartë mbi vlera normale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz