BallinaRegjionaleDrenasKompania që fitoi 20 tenderë për 15 muaj në komunën e Ramiz...

Kompania që fitoi 20 tenderë për 15 muaj në komunën e Ramiz Lladrovcit

Kompania “Fer-Petroll” është treguar shumë e suksesshme në secilin tender që ka aplikuar në Komunën së Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK-së. Kjo kompani brenda 15 muajve (shtator 2018 – nëntor 2019) i ka fituar 20 tenderë nga komuna e Drenasit, në shumën totale prej 1 milion e 522 mijë euro. Kontratat e fituara nga kompania “Fer Petrol” janë kryesisht për mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve.

Bekim Dobra, zëdhënës i Komunës së Drenasit thotë se “Fer Petroll” , për tenderët e fituar, i ka plotësuar të gjitha kriteret, bazuar në njoftimet për kontratë dhe dosjet e tenderëve e po ashtu edhe kriterin e çmimit me të lirë.

“Asnjë tender nuk ka të bëjë me favorizim, apo përmes miqësisë, të gjithë janë fituar sipas procedurave ligjore të tenderimit”, ka thënë Dobra. Në bazë të dokumenteve të publikuar në “E-Prokurim” nuk ka pas ankesa të dorëzuara në OSHP nga biznese tjera.

Pronar i kompanisë ‘Fer Petroll’ është Mehdi Gjoka. Ai ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një fotografi me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Fotografia është publikuar në prill të vitit 2019.

Zëdhënësi i Komunës së Drenasit thotë se fotoja është bërë gjatë kohës së rregullimit të sheshit në Drenas. Dobra tha se pronari i kompanisë “Fer Petroll”, Mehdi Gjoka e ka rregulluar sheshin për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

“Pronari i kompanisë “Fer Petroll”, Mehdi Gjoka… të gjitha punimet i ka bërë pa asnjë shpenzim buxhetor as nga niveli lokal e as ai qendror dhe sigurisht që gjatë punimeve ka mundur të takohet me kryetarin Lladrovci dhe kanë pirë kafe. Ky ka qenë donacion nga kompania dhe për këtë kryetari Lladrovci është mirënjohës, jo vetëm për këtë donacion, por për të gjitha donacionet që kanë ardhur ne të mirën e Komunës së Drenasit”, thuhet në përgjigjet e Dobres, me përmbajtjen e të cilave ka qenë i njoftuar edhe Lladrovci. “Kryetari Ramiz Lladrovci dhe pronari i kompanisë Fer Petroll, Mehdi Gjoka, nuk kanë asnjë afërsi mes vete, as familjare e as miqësore.”

Lexo lajmin e plotë te Kallxo.com https://kallxo.com/gjate/hulumtim/kompania-qe-fitoi-20-tendere-per-15-muaj-ne-komunen-e-ramiz-lladrovcit/