back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajme“Lufthansa” ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë –...

“Lufthansa” ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë – Beograd

Të ngjajshme

Shpërthim në objektin e kandidatit të Listës Serbe në Veri

Vetëm pesë orë më parë, zjarrfikësit lokalizuan një zjarr...

Pasojat e goditjes me këmbë nga Vedat Muriqi në fytyrë të Joan Garcias janë shokuese

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pësoi një goditje të...

Inter fokusohet në transferimin e Frendrup

Me Romën që e ka larguar nga tregu objektivin...

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, ”Luthansa”, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Sipas këtij njoftimi, Kompania “Lufthansa”, duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunikata ka bërë të ditur se ceremoninë e dorëzimit të njoftimit ka marrë pjesë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz