BallinaShqiptareNë Shqipëri thonë se Baton Haxhiu po e përgatit Gent Cakajn për...

Në Shqipëri thonë se Baton Haxhiu po e përgatit Gent Cakajn për president

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kosova ndodhet në një ngërç institucional, pasi dy partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e fundit parlamentare, LVV dhe LDK, nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje koalicioni. Njëra nga pikat ku ato janë kurthuar, dhe ka dërguar në situatën ku janë sot, është edhe posti i presidentit. Por, duke u ndodhur në këtë situatë, kanë filluar edhe konspiracionet për këtë post që aktualisht e mbanë Hashim Thaçi.

Tema e koalicionit, e edhe e postit të presidentit, nuk është se po diskutohet edhe në Kosovë. Ajo ka marrë vëmendjen e opinionit edhe në Shqipëri.

Se kush do të mund të ishte president pas Hashim Thaçit, janë përmendur shumë emra, por në Shqipëri thonë se atë do ta përcaktojë Baton Haxhiu, dhe president i ardhshëm i Kosovës do të jetë ministri aktual i Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan reporteri.net.

Në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, analistëve të pranishëm u janë prezantuar disa emra të cilët mund të jenë president pas Thaçit.

Ndërsa aty hidhet si opsion për president edhe emri i Baton Haxhiut, opinionistët thonë se kjo nuk është e mundur, pasi për të mungon konsensusi i gjërë politik. Por, pavarësisht kësaj, sipas opinionistit Arjan Curri, edhe pse Baton Haxhiu nuk do të mund të jetë vetë president i Kosovës, do të jetë ai që do ta përcaktojë se kush do të jetë.

Sipas tij, Haxhiu po e përgatit njeriun se kush do ta marrë drejtimin e presidencës pas Hashim Thaçit, dhe ai do të jetë Gent Cakaj. /reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz