BallinaDrenica +Drenica SportGani Sejdiu: Te Drenica mu realizua një ëndërr, më pëlqen sinqeriteti i...

Gani Sejdiu: Te Drenica mu realizua një ëndërr, më pëlqen sinqeriteti i Mihane Bekteshit

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Drenica ka bërë ndryshime të mëdha në këtë dimër, shkruan Zëri.info. 

Pas largimit të kryetarit Ragip Veseli, në klub u rikthye kryetarja Mihane Kodra Bekteshi.

Me largimin e Veselit, u largua edhe trajneri Tahir Lushtaku teksa drejtimin e Drenicës e mori trajneri nga Mitrovica, Gani Sejdiu, i cili në karrierën e tij i ka drejtuar me shumë sukses disa skuadra kosovare.

Sejdiu thotë se e kishte si ëndërr që ta drejtonte Drenicën.

“E kam pasur si ëndërr që ta drejtojë Drenicën për disa arsye. Më ka pëlqyer projketi dhe sineqriteti i kryetares Mihane Kodra Bekteshi”, ka thënë Gani Sejdiu për emisionin “2 me 1” në RTV 21, përcjell Zëri.info.

Sejdiu ndër të tjera e ka lavdëruar edhe lojën e bukur të Drenicës.

“Drenica ka shfaqur futboll shumë të bukur dhe kjo është meritë e trajnerit Tahir Lushtaku”, tha ndër të tjera Gani Sejdiu.

Skuadra nga Skenderaj do ta nis pranverën nga pozita e gjashtë me 24 pikë të tubuara.

Drenica është edhe çerekfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me Gjilanin. /Zëri.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz