BallinaInstantPDK demanton lajmin për takimin e Veselit me Haradinajn, Limajn e Pacollin

PDK demanton lajmin për takimin e Veselit me Haradinajn, Limajn e Pacollin

Të ngjajshme

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Ka filluar protesta e serbëve në pikëkalimin kufitar në...

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar lajmin e publikuar në disa media elektronike për takimin e liderit të saj me ish-partneret e tij të koalicionit “PANA” Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar z. Veseli më 6 tetor 2019. Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Ndryshe, ajo çfarë u raportua në media, fillimisht në portalin “Indeksonline” duke ju referuar burimeve në PDK kishte të bënte me mundësinë e krijmit të institucioneve të reja, me qenë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes.

Deri më tani liderët e të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar 8 herë me synimin për të përmbyllur një marrëveshje për koalicion, por përpjekjet e deritashme kanë qenë të pasuksesshme./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz