back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeLiburn Aliu me fjalë të rënda pas deklaratës së Baton Haxhiut

Liburn Aliu me fjalë të rënda pas deklaratës së Baton Haxhiut

Të ngjajshme

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.

Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV’së, tregon nivelin që ai ka rënë.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq në një përgjigje dhënë Expressit, Zyra për Media e VV’së ka mohuar se kreu i saj është takuar në mënyrë sekrete me presidentin Thaci.

Madje, sipas VV’së, Haxhiu u deklarua asisoj vetëm që ta nxjerrë Thacin nga situata që, sipas tyre, e ka vënë VV’ja së fundmi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz