BallinaLajmeAlbin Kurti: Nuk tërhiqemi për kryetarin e Kuvendit, po presim përgjigjen e...

Albin Kurti: Nuk tërhiqemi për kryetarin e Kuvendit, po presim përgjigjen e LDK-së për ofertën e fundit

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka mbajtur mbledhjen e parë me Qendrat e VV-së për vitin 2020, ku mori pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti, ku përveç çështjeve të rëndësishme organizative u diskutua edhe situata politike, shkruan GazetaBlic.VV përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Kurti gjatë kësaj mbledhje ka folur për ngecjet dhe të arriturat në përpjekjen për të nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).Kurti në mbledhje ka folur për gjitha përpjekjet që ka pasur drejtë marrëveshjes, ndërsa ka kërkuar durimin e qytetarëve edhe pse e di se janë krijuar vonesa drejtë krijimit të Qeverisë së re.

Ai shton se nuk ka asgjë që po fshihet nga publiku, pasi që gjithë hapat që janë marrë deri më tani VV e ka shpalosur edhe para qytetarëve, ndërsa thotë se po e pret shqyrtimin e LDK-së ndaj ofertës të fundit që i ka bërë Kurti.“Duhet t’i ruajmë nervat. Të punojmë e të angazhohemi, por me durim. Këto bisedime nuk janë të lehta. Edhe më të rënda na presin bisedimet në të ardhmen si qeveri me faktorë të ndryshëm”, ka thënë Kurti në mbledhje.“Sigurisht që kemi mundur e është dashur të arrijmë marrëveshje deri më tash. Pasnesër bëhen 100 ditë prej zgjedhjeve të 6 tetorit. Mirëpo, prej këtyre 98 ditëve, për përbërjen e qeverisë ne kemi biseduar vetëm pas certifikimit të rezultateve. 52 ditë ne i kemi humbur, duke pritur a po ia kalojnë pragun një partie ndonëse e kemi ditur që kjo nuk luan fare rol në renditjen e subjekteve tona, se kjo nuk mund ta ndryshojë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Së fundmi, unë jam ekspozuar dy herë në mënyrë të rrezikshme: me 26 dhjetor jam ekspozuar para dy milionë qytetarëve dhe gjithë deputetëve të Kuvendit, pa pasur marrëveshje me LDK-në; dhe, mandej në takimin te Presidenti sërish u detyrova të shkoj pa marrëveshje me LDK-në, por së paku kisha gjysmën e kabinetit tim të bërë publik”, ka shtuar ai më tej.

Kurti shton se nuk mund të shtiret askush se gjërat që kanë ndodhur deri më tani të bëhen sikur nuk kanë ndodhur, siç janë ofertat, afatet kushtetuese, seanca konstituive, etj.
Kurti thotë se janë afër marrëveshjes, ndërsa VV e ka interesin por garancion nuk ka që kjo marrëveshje mund të ndodhë, shton se është i gatshëm të takohet çdo ditë deri sa të merren vesh, por këtë nuk mund ta garanton edhe për LDK-në.

“Është e mundshme që përveç popullit të fitojnë të dyja palët, të dy subjektet tona, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përveç qytetarëve, edhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë e preferojnë koalicionin LVV-LDK”, thotë Kurti.“Ajo që unë dua ta ritheksoj është se qytetarët me 6 tetor kanë votuar për ndryshim, jo për vazhdimësi dhe përsëritje, por për ndryshim”, shton ai.Ky është shkrimi i VV-së:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz