back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeE teprojnë me alkool, tre burra të dehur dhunuan gratë e tyre...

E teprojnë me alkool, tre burra të dehur dhunuan gratë e tyre gjatë natës së Vitit të Ri

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë gjatë viteve të fundit. Tri gra është dashur të thirrin policinë për t’i ndihmuar që të shpëtojnë nga burrat e tyre të dhunshëm që u dehën në natën e Vitit të Ri.

Gjithsej katër sulme fizike ndodhën gjatë festimit të vitit të ri në disa qytete të ndryshe.

Sipas Policisë, shumica e rasteve janë pas orës 24:00, dhe shkaktar kryesor është alkooli.

Një femër e komunitetit rom nga Fushë Kosova, ka raportuar se i dashuri i saj nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht, si dhe e ka demoluar shtëpinë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

E në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.

Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull i cili nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar vëllain e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në polici.

Të Fundit

Sport

ShowBiz