BallinaLajmeDalin pamje dhe këngë për dëshmorin Mehë Uka

Dalin pamje dhe këngë për dëshmorin Mehë Uka

Të ngjajshme

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga...

Ish-zëvendësadmirali amerikan, Murrett: Kriza e Hormuzit, “sfide e madhe” për SHBA-në

Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas...

Sot është përkujtuar dëshmori Mehë Uka në 23-vjetorin e vdekjes së tij. Familjarë të dëshmorit kanë shpërndarë në rrjetet sociale një video të kohës kur ai ishte gjallë, e të papublikuar deri më tani

E në videon e publikuar nga familjarët e dëshmorit Mehë Uka, dëgjohet edhe një këngë e cila i është kujtuar jetës dhe veprës së tij.

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kujtuar Ukën në 23-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka shkruar se para 23 vjetësh, Ukës i ishte inskenuar vrasja aksidentale në një pritë ngs forcat serbe.

“Mehë Uka ishte vizionar dhe atdhetar i dëshmuar. Ai kaloi shumë vite në burg si i burgosur politik, sepse ishte gjithmonë në ballë të protestave studentore dhe çdo organizimi për lirinë e popullit tonë. Vrasja e tij mbetet një prej vrasjeve më misterioze në historinë e heronjve tanë, por i mistershëm nuk do të mbetet asnjëherë kontributi i tij i madh për lirinë tonë dhe unitetin kombëtar”, ka shkruar Thaçi.

Mehë Uka u vra nga UDB-ja më 29 dhjetor të vitit 1996. Fillimisht ai ishte dënuar me 60 ditë burgim, të cilin e kishte mbajtur në Mitrovicë e Smrekovnicë.

Pas lirimit ai kishte vazhduar veprimtarinë patriotike dhe pas një viti dënohet 18 muaj e me vonë me 7 vite burg./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz