Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën. Një person u qëllua për vdekje nga një polic në Gjilan.
Lidhur me këtë rast policia e Kosovës shkruan:
VRASJE
Gjilan; 29.12.2019, rreth orës 05:00, të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar një informacion së në rrugën “Nato 99”, në Gjilan ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë e këtij incidenti një person ka vdekur. Menjëherë njesitet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes dhe është njoftuar IPK-ja, të cilët kanë dalë poashtu në vendin e ngjarjes.
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar (V. H.) pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës L.S. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga IPK-ja, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra. /Drenica Press/