back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareHistoria e dhimbshme e kosovarit në Zvicër dhe mohimi që po i...

Historia e dhimbshme e kosovarit në Zvicër dhe mohimi që po i bëhet dy herë me radhë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

“Ky moment i pasdites të së shtunës tingëllon si një “deja-vu” i dhimbshëm dhe poshtërues për Hamdi Halilin, kosovarin tashmë më të njohur në regjion, i cili dëshiron të bëhet shtetas i Zvicres”, shkruan bz.ch. Kryetari i Asamblesë së qytetarëve i afrohet Hamdi Halilit, i cili po priste jashtë sallës, duke i thënë: Hamdi, kërkesa juaj u refuzua me 23 vota kundër, 21 pro dhe 22 abstenime”.

Asambleja e qytetarëve e Komunës Bubendorf, kantoni Baselland, ka votuar për të dytën herë kundër natyralizimit të Hamdi Halilit, transmeton albinfo.ch. Dhe, po kështu është hera e dytë që ajo nuk ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për këtë vendim të saj.

“Nuk ka arsyetim për mosnatyralizimin”, ka thënë Roger Frey, kryetar i Asamblesë së qytetarëve, këtij institucioni që në disa komuna jep miratimin ose jo për dhënien në nivel komunal të pasaportës zvicerane. 23 veta kanë votuar kundër, 21 pro dhe 22 janë përmbajtur në votimin që është mbajtur të shtunën.

Megjithatë Frey supozon se refuzimi ka ardhur si rezultat i historisë së familjes Haili. Kjo familje ishte dashur të lëshonte Zvicrën që në vitin 2005. Por në vend që ta bënte këtë, asaj i qe ofruar azili kishtar, transmeton albinfo.ch. Një vit më vonë, autoritetet e lejuan familjen që përfundimisht të qëndronte në Zvicër (me vizë B e pastaj C).

Së këndejmi, qëndrimi për një kohë të caktuar “ilegalisht” në Zvicër mund të jetë njëri ndër shkaqet përse “vendësit” nuk e miratojnë natyralizimin e familjes.

Të kujtojmë: Rasti i familjes Halili ka qenë i pranishëm edhe para tre vjetësh në mediat zvicerane dhe në albinfo.ch, kur asaj i qe refuzuar natyralizimi nga po kjo komunë. Ndër pretekstet refuzuese që ishin përfolur atëherë ishte edhe një “arsye” banale: veshja jotipike e Hamdiut dhe djemve të tij me veshje sportive (“trenerka” ose tuta)…

Me tuta ose pa to, djemtë dhe bashkëshortja kanë marrë ndërkohë pasaportën zvicerane. I vetmi që kishte mbetur pa u natyralizuar ishte Hamdiu, shkruan albinfo.ch. Ai që u refuzua sërish.

Tash pritet që “topi” të bartet në duart e Kantonit Baselland.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz