BallinaLajmeNënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Nënshkruhet kontrata për renovimin e objekteve të FSK-së në Suharekë

Të ngjajshme

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar kontratë për realizimin e projektit të renovimit të objekteve në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shirokë të Suharekës, me vlerë totale prej 1,781,454.75 euro.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, projekti synon përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit operacional të FSK-së, në përputhje me misionin e saj, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është dhënë pas një procedure të hapur të prokurimit, ku kanë aplikuar gjithsej 17 operatorë ekonomikë.

Vetëm 4 prej tyre janë konsideruar të përgjegjshëm.

Fitues i tenderit është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “OK Group SH.P.K.” dhe “BM Group SH.P.K.” nga Prizreni, të cilët kanë ofruar çmimin më të ulët të përgjegjshëm.

Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 2,372,000 euro.

Megjithatë, kontrata është nënshkruar për një shumë më të ulët, duke reflektuar kursim në buxhetin publik.

Punimet pritet të zgjasin 180 ditë dhe do të financohen nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Procesi i prokurimit për këtë projekt kishte nisur më 22 maj të vitit të kaluar, ndërsa kontrata u nënshkrua më 30 prill./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz