BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Përafrohen VV-LDK, marrëveshja mund arrihet para seancës konstituive?!

LAJMI I FUNDIT: Përafrohen VV-LDK, marrëveshja mund arrihet para seancës konstituive?!

Të ngjajshme

Ka vetëm një lider në Premier League, Arsenali shënon fitore bindëse ndaj Fulhamit

Arsenali vazhdon të jetë lider i Premierligës angleze. “Topçinjtë” nuk...

Transferimi i përhershëm i Akanjit tek Interi po bëhet obligativ, ja sa vite kontratë po i ofron klubi

Interi pritet ta bëjë transferimin e përhershëm të mbrojtësit...

Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje...

Isufi: Haradinaj do të jetë aktiv dhe do të jetë në listë në zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar...

Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë

Në rast të mungesës së karburanteve ose karburanteve, Zvicra...

Janë përafruar qëndrimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, mund të arrihet edhe para seancës konstituive, e cila pritet të mbahet këtë të enjte.
Në përafrimin e marrëveshjes, përjashtohet posti i presidentit, i cili është lënë që të diskutohet më vonë, afër kohës kur pritet të bëhet zgjedhja e tij.

“Tashmë janë përafruar qëndrimet mes dy partive. Ka shumë gjasë që marrëveshja të arrihet para ditës kur është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit. Çështja e presidentit është lënë që të diskutohet më vonë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Se tashmë ka një përafrim të qëndrimeve mes dy partive politike, e ka thënë dje edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.

“Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri për Evropa e lirë.

Gjithçka do të bëhet e qartë këto ditë, kur pritet të bëhet takimi i radhës mes krerëve të VV-së dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Konstituimi i Kuvendit pritet të ndodhë më 26 dhjetor dhe nëse do të ketë koalicion mes VV-së dhe LDK-së, atëherë pritet që të votohet fillimisht kryetari i Kuvendit, për tu proceduar tutje me zgjedhjen e posteve tjera si në Kuvend, po ashtu edhe në qeverinë e re të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz