back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeHaradinaj tenton të arsyetohet për shpenzimin e fondit rezervë të shtetit

Haradinaj tenton të arsyetohet për shpenzimin e fondit rezervë të shtetit

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë përpjekje të arsyetojë ndarjen e mjeteve nga fondi rezervë i shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka deklaruar se fondi rezervë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është fond i cili mbulon shpenzimet që nuk kanë linjë buxhetore dhe të cilat nuk janë paraparë fillimisht në buxhetin vjetor financiar.

“Rëndom, në këtë kategori, për një vit financiar ndahen rreth 5 milionë euro, derisa varësisht nga vijueshmëria dhe nevoja, ky fond rimbursohet, pas alokimeve buxhetore, të inicuara nga Ministria e Financave dhe të aprovuara nga Qeveria.”, ka thënë Haradianaj

Ai ka shtuar se pothuajse në çdo vit, përfshirë këtu edhe vitet kur kanë qeverisur të tjerët, shuma totale e ndarjes qoftë fillestare, qoftë e mëvonshme, kalon mbi 7 milionë euro.

“Nga ky fond, janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme, ku është dashur vendim i shpejtë dhe gjithmonë me miratimin e Qeverisë. Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike.”, ka thënë kreu në detyrë i Qeverisë duke shuar se çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin. / Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz