back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeKëto ishin 5 Zonjat e Para te Kosovës

Këto ishin 5 Zonjat e Para te Kosovës

Të ngjajshme

Dy rrugët për konstituimin e Kuvendit, sipas Shalës

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka...

Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë

Janë zvogëluar në pesë minuta kolonat e mërgimtarëve që...

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Që nga paslufta Kosova ka pasur 5 presidentë. I pari Ibrahim Rugova, pastaj Fatmir Sejdiu, Ahtifete Jahjaga, për pak orë Behgjet Pacolli dhe së fundi, presidenti aktual Hashim Thaçi. Gratë e presidentëve, dhe ish-bashkëshorti i Jahjagës nuk ishin fytyra publike,  shkruan Gazeta Metro.

Ibrahim Rugova kujtohet si presidenti i parë i Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ai ishte i martuar me Fana Rugovën me të cilën ka dy djemë Mendim dhe Ukën dhe një vajzë Teutën.


Ndërsa pas vdekjes së Presdenetit historik erdhi në krye të shtetit Fatmir Sejdiu. Sejdiu është i martuar me  Nezafete Hoxhën, e cila qe Zonja e Parë e Kosovës prej 2010 deri 2010.

Pas Nezafete Hoxha- Sejdiut, në virtin 2011 Zonja e Parë e Kosovës për 1 muaj e 8 ditë ishte Masha Pacolli, gruaja me kombësi ruse e Behgjet Pacollit.


Pas mandatit të shkurtër të Pacollit në krye të shtetit erdhi Ahtifete Jahjaga, e cila është e vetmja presidente e Kosovës që qëndroi në mandatin e plotë në këtë post.

Ndërsa pas Ahtifete Jahjagës erdhi Presidenti Hashim Thaçi, i cili qëndron aktualisht në këtë post. Ai është i martuar me Lumnije Thaçin me të cilën kanë një djalë, Endritin.


Lumnije Gërxhaliu-Thaçi është Zonja e Parë e Republikës së Kosovës. Ajo vjen nga qyteti i Vushtrisë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz