back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKjo është oferta e fundit e Isa Mustafës që ia prezantoi në...

Kjo është oferta e fundit e Isa Mustafës që ia prezantoi në takim Albin Kurtit

Të ngjajshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Takimi që është duke u zhvilluar mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pritet ta jap epilogun përfundimtar se a do të ketë marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive politike.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë me dije se Isa Mustafa i ka shkuar në takim Albin Kurtit, me një ofertë që sipas të gjitha gjasave do të jetë e fundit, pasi që me 26 dhjetor, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Gazeta Blic merr vesh se oferta e Mustafës për Kurtin është që LDK t’i merr katër ministri, kryetarin e Kuvendit dhe postin e presidentit të shtetit. Kundrejt, VV-së, që do t’i takonin gjashtë ministri, posti i kryeministrit dhe ai i zv.kryeministrit të dytë.

Sipas burimeve të Gazetës, nëse Albin Kurti është i gatshëm ta pranojë këtë ofertë, atëherë marrëveshja do të nënshkruhej sot, por që gjithçka do të vendoset nga takimi që është duke u zhvilluar aktualisht.

Deri më tani, zhagitja e marrëveshjes mes këtyre LVV-së dhe LDK-së, është bërë për shkak të pozitës së presidentit.

LDK, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, e ka bërë të qartë se nëse nuk e marrin këtë post, atëherë Lidhja Demokratike do të qëndrojë në opozitë.

Kurse, kreu i VV-së dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, në qoftë se nuk do të ketë koalicion mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dy liderët, Kurti dhe Mustafa, aktualisht janë në një takim të përbashkët në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz