BallinaLajmeNesër vendosen emrat e ministrave, VV e LDK mbajnë mbledhje urgjente për...

Nesër vendosen emrat e ministrave, VV e LDK mbajnë mbledhje urgjente për votimin e tyre

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Lëvizja e Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përfunduar edhe takimit e sotëm pa bërë publike marrëveshjen për Qeverinë e re, mirëpo kanë pranuar se ka avancim.

E për këtë avancim shkruajti edhe Reporteri.net, duke treguar se mes të dyja partive thuajse gjithçka është vendosur dhe pritet vetëm konfirmimi i tyre në organet e partisë.

Organet e partisë, në anën tjetër, janë bërë gati të mblidhen nesër për të vendosur për emrat e ministrave. Takimi i LDK-së do të mbahet nesër në orën 11:00, ndërkaq i VV-së akoma nuk është konfirmuar detajisht.

Siç thonë burimet nga brenda takimit, VV e LDK do të diskutojnë në organet e tyre partiake marrëveshjen e arritur dhe pritet që aty t’i jipet vula koalicionit.

Ndër të tjera, pikë për diskutim është edhe posti i presidentit, për të cilën gjë do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i VV-së, ani pse të dy emrat janë nga LDK-ja. Kjo, në fakt, ishte kushti i Albin Kurtit për t’ia dhënë këtë post partisë aleate.

Mësohet se për postin e presidentit, LDK-ja ka propozuar dy emra në takimin e sotëm, dhe ata do të diskutohen në mbledhjen urgjente të VV-së.

Ndryshe, vlen te theksohet se VV e LDK janë gati ta bëjnë Qeverinë më 12 ministri, që parasheh ndarje të barabartë pushteti në mes këtyre të dyja partive./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz