BallinaRegjionaleDrenasDrenasi vlerësohet për përfaqësimin gjinor në nivel lokal nga MAPL-ja

Drenasi vlerësohet për përfaqësimin gjinor në nivel lokal nga MAPL-ja

Të ngjajshme

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Albanians For America mirënjohje  DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pranuar certifikatën nga Ministrja e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Adrijana Hodzic për arritjen e përfaqësimit gjinor në nivel lokal dhe mundësinë e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, “Në vlerësim të përpjekjeve të bëra dhe për kontributin drejtë barazisë gjinore në Komunën e Gllogocit”.

Në këtë tryezë, merrnin pjesë, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Jan Braathu, Ministrja e MAPL-së, Ardijana Hodzic, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Shefe e Agjencisë për Barazi Gjinore në Kosovë, Edi Gusia dhe përfaqësues të shoqatave të grave në Kosovë.

Ky vlerësim nga MAPL-ja, Komunës së Drenasit i është bërë në kuadër të “Përfaqësimit gjinor në nivel lokal – 2 vite pas zgjedhjeve lokale”, dhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci është vlerësuar me perfomancën më të mirë bazuar në indikatorët e performancës gjinore.

Kryetari Lladrovci para të pranishmëve, ka falënderuar MAPL-në dhe OSBE-në për këtë vlerësim dhe ka inkurajuar të gjitha gratë që të mbështesin njëra tjetrën në fuqizimin e udhëheqjes në vendimmarrje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz