BallinaLajmeMASHT lansoi Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta

MASHT lansoi Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta

Të ngjajshme

Vidhen para të gatshme e stoli ari nga një banesë në Prishtinë

Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Mobilizimi që ndodhi para 27 vjetësh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999,...

Përmendet misioni në Kosovë, NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën tonë

Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po militarizon...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të Save the Children, ka lansuar sot Instrumentet për vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë.

Këto instrumente janë hartuar nga MAShT në bashkëpunim me grupin punues, të përbërë nga anëtarë të ekipeve vlerësuese komunale, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Padovës.

Të pranishmit i përshëndeti këshilltari i Ministrit, Fatmir Bytyqi, i cili ndër të tjera tha se, arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta është sfidë e përgjithshme, ndërsa theksoi se MAShT angazhohet në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë çasje në arsim për të gjithë, e veçanërisht që të ofrojë arsimim adekuat për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai falënderoi profesorët e Universitetit të Bolonjës dhe atij të Padovës për mbështetje shkencore në realizimin e këtij projekti.

Për rëndësinë e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mbështetjen e Save the Children në këtë drejtim, foli drejtori i kësaj organizate, Ahmet Kryeziu. Ndërsa, udhëheqësi i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, e vlerësoi angazhimin e MAShT dhe partnerëve për hartimin e këtyre instrumenteve, të cilat e lehtësojnë punën në arsimimin e këtyre fëmijëve.

Instrumentet e zhvilluara kanë për bazë modelin bio-psiko-social të Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit – Versioni për Fëmijë dhe të Rinj (ICF-CY).

Përmes këtyre instrumenteve, MASHT synon që të lehtësojë punën e Ekipeve Vlerësuese komunale në vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe të fuqizojë bashkëpunimin mes mësimdhënësve dhe ekipit vlerësues në nivel komunal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz