back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaRegjionaleSkenderajVetëm një ofertues për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Skenderaj

Vetëm një ofertues për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Skenderaj

Të ngjajshme

Kryetari i komunës se Shtimes, Qemajl Aliu subvencionon 120 studentë me bursa

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

Momenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Basel gjatë...

Sondazhi: Cilat shtete janë pro dhe skeptikë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një sondazh i Eurobarometrit, i zhvilluar midis shkurtit dhe...

Shqipëria mposht Gjibraltarin në miqësore, Asani vendos nga penalltia

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur fitore minimale...

Vendos penalltia e Asanit, Shqipëria menzi e mposht Gjibraltarin

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit, në ndeshje miqësore. Kuqezinjtë...

Ofertuesi i vetëm që është paraqitur në ankandin publik të Komunës së Skenderajt për ndërtimin e stacionit të autobusëve në pronë komunale prej 1.08.00 hektarësh ka ofruar 1.5 milion euro investime, si dhe punësimin e 50 personave. Komuna përfiton 21 për qind ose 315 mijë euro. Nura: Me këtë ofertë Komuna fiton 400.000 euro, ndërsa humb 2.700.000 euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Stacioni i Autobusëve në Skenderaj, i cili ishte pjesë e “Kosovatrans”-it, është i vetmi në Kosovë që është privatizuar nga atëherë AKM-ja, tani AKP-ja, për jo më shumë se 470 mijë euro. Pronarët e rinj për më shumë se 5 vjet i janë përmbajtur krejtësisht kontratës dhe nuk ia kanë ndryshuar destinimin, por para një viti këta të fundit kishin vendosur që në vend të stacionit të autobusëve ta ndërtojnë një objekt afarist, derisa kishin lajmëruar Komunën që të përkujdeset për ta zgjidhur problemin me autobusët, të cilët për një kohë kishin mbetur rrugëve, shkruan tutje “Zëri”.

Situatë e njëjtë ishte edhe para ardhjes së qeverisjes së Bekim Jasharit, andaj pushteti i kaluar kishte vendosur që hapësirën e ish-“Tregut të Gjelbër” ta shndërrojë në stacion të autobusëve, por kjo nuk ishte e nevojshme, pasi që stacioni i vjetër me pronarë të rinj ende funksiononte. Fadil Nura, ish-nënkryetar i Skenderajt dhe bashkëpunëtorët e tij e kishin menduar që Komuna të ndërtojë stacionin të ri të autobusëve, si dhe ta themelojë një ndërmarrje publike, që do ta administronte dhe të menaxhonte me të

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz