back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaJetëIlaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së...

Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e...

Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë, dhe shitja e tij po bëhet në masë të jashtëzakonshme.

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen [e në veçanti atë të kokës] dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ky ilaç mund të irritojë stomakun, dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht.

Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorragjisë së stomakut.

Efektet anësore potenciale janë të frikshme. Ato përfshijnë sulmin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër. Goditjen në tru. Hipertensionin arterial HTA. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale. Hemorragji dhe ulçerë në stomak. Anemi. Reaksione në lëkurë. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz