back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeShqiptarët e Luginës kanë një kërkesë për Albin Kurtin

Shqiptarët e Luginës kanë një kërkesë për Albin Kurtin

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë ditës ka qëndru për vizitë në Luginën e Preshevës ku është takuar  me zëvendëskryetarin e Këshillit Kombëtar në Luginë të Preshevës z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së  Shpat Aliu.

Në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb.

Ata paraqitën para Kurtit idenë për bashkimin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës për ribashkim me Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Një takim i ngrohtë, vëllezror e aq më tepër politik në selinë e Vetvendosjes me kryetarin e saj e kryeministrin në ardhje të Republikës së Kososovës z. Albin Kurti bashkë me zëvendëskryetarin e Këshiillit Kombëtar në Luginë të Preshevës z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së z. Shpat Aliu. Në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb. Padyshim se në hollësi është njoftuar z. Kurti me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve. Ishte një ikurajim për ne sepse z. Kurti ka një potencial të jashtëzakonshëm për të dëgjuar parafolësin dhe për t’i dhënë zgjidhje secilit problem. Gatishmëria e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës është në nivelim më të lartë madhërie. Edhe para z. Kurti bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare. Zotimet e kryeministrit në ardhje janë shumë bindëse se qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndroj përkrah kërkesave legjitime dhe në mbështetje të plotë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në përmbyllje të takimit porosia e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës ishte që takimet midis nesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim konsultimi e kordinimi të proceseve politike brenda rajonit e më gjërë.RM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz