BallinaShqiptareAmbasadori i Bashkimit Europian: BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar

Ambasadori i Bashkimit Europian: BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar

Të ngjajshme

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

Kos: BE-ja i kujton Serbisë përgjegjësinë për Banjskën

Sa i takon anëtarësimit të shtetit serb në BE,...

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Gjatë një konference për mediat, ambasadori i BE u shpreh se tashmë duhet bërë një vlerësim pas shkatërrimeve, ndërsa shtoi se “dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”.

Soreca ka deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur shumë specialist nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj

“BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Solidaritet është treguar nga miqtë tanë europianë. Shqiptarët janë një popull i fortë, do të qëndrojmë me ju. Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE dhe vendet anëtare kanë ofruara asistencë, sepse Shqipëria nuk është vetëm afër gjeografisht, por edhe afër zemrave tona. Shumë specialist kanë ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj. Dje kam vizituar vetë Durrësin, sidomos shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme, të gjitha shqetësimet do adresohen, po punojmë më autoritetet lokale për të bërë më të mirën. Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë të vështirë. Procesi fillon që të enjten nga zyra e BE, pra nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve. Solidariteti është në zemër të BE-së, ne qëndrojmë përkrah Shqipërisë, kemi dëshmuar miqësinë me popullin shqiptar”, tha Soreca./ Opinion.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz