BallinaLajmeAksidenti që i mori jetën 22 shqiptarëve, deputeti kujton motrën e ndjerë...

Aksidenti që i mori jetën 22 shqiptarëve, deputeti kujton motrën e ndjerë (FOTO)

Të ngjajshme

Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Serbisë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka përkujtuar motrën e tij, Elidën, e cila ishte një prej 22 personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të 22 nëntorit të 1989-s në Himarë.

Në vendosjen e memorialit “Syri i Qiellit”, Hyseni thotë se kjo vepër përfaqëson syrin e nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që u larguan tragjikisht nga kjo botë.

Reagimi i plotë

E dashur motër Elida?!

Më ka marrë malli shumë, shumë!

U bënë 30 vjet pa u parë. S’di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë?, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar.

Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”.

Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat? tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë.

Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg…./tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz