back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePërgjigja e Policisë e demanton Haradinajn për arsyen e dorëheqjes së Maxhunit...

Përgjigja e Policisë e demanton Haradinajn për arsyen e dorëheqjes së Maxhunit nga AKI-ja?

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Shpend Maxhuni i cili para dy javësh dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka kërkuar të rikthehet në Policinë e Kosovës.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kishte thënë se drejtori i AKI-së ishte dorëhequr për shkaqe shëndetësore. Por pasi e la institucionin më të lartë të sigurisë në vend, Maxhuni ka kërkuar punë në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Motivancioni i dorëheqjes, pra vendimi është personal i tij. Motivacioni është arsyeja shëndetësore, që unë e respektoj”, kishte thënë Haradinaj një ditë pasi pranoi dorëheqjen e Maxhunit.

Maxhuni megjithatë ka vlerësuar se shëndeti i tij nuk përbën problem që ai të rikthehet për të punuar në Policinë e Kosovës, aty ku kishte shërbyer që prej themelimit.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës ka pranuar kërkesë nga z. Shpend Maxhuni për rikthim në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

Më 6 nëntor, Maxhuni dha dorëheqje nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Dorëheqja e tij u pranua nga Haradinaj, i cili e dekoroi Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, si vlerësim për profesionalizmin dhe besnikërinë në shërbim të atdheut.

Kanë mbetur edhe 9 ditë pune që, siç parasheh ligji, të zgjidhet drejtori i ri i AKI-së.

Sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në rastet si ky, pozita e drejtorit të AKI-së duhet të plotësohet brenda 20 ditëve të punës. Shefi i AKI-së, ndonëse sipas ligjit i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit, ai nuk mund ta emërojë vetë drejtuesin e këtij institucioni, pa pëlqimin e presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”, thuhet në Ligjin për AKI-në.

Ligji poashtu specifikon se drejtori i AKI-së emërohet për një mandat 5 vjeçar, i cili mund të vazhdohet edhe njëherë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz