back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBE-ja vërejtje Ramës, Vuçiqit e Zaevit për “Mini schengenin”: Duhet t’i përfshini...

BE-ja vërejtje Ramës, Vuçiqit e Zaevit për “Mini schengenin”: Duhet t’i përfshini të gjithë partnerët e rajonit

Të ngjajshme

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, është nisur një projekt i cili është emëruar si “Mini Schengeni Ballkanik”, shkruan Gazeta Express.

Besnik VELIU

Dje në Ohër ndërkohë është zhvilluar takimi i dytë i tre liderëve, por në Maqedoni nuk ka qenë asnjë përfaqësues nga Republika e Kosovës, duke qenë se të gjithë krerët e shtetit e konsideronin si një nismë të gabuar, duke kritikuar kështu Edi Ramën se po tenton të krijojë një “Jugosllavie të vogël”.

Lidhur me këtë nismë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Bashkimi Evropian, kanë thënë se këto iniciativa për rritjen e bashkëpunimit rajonal janë të mirëseardhura, megjithatë japin vërejtje që duhet të jenë të përfshira të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që nisma të tilla të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, ka thënë zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, për Gazetën Express.

Tutje Kocijancic ka thënë se bashkëpunimi regjional është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund zëdhënësja e BE’së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit të mbajtur në Ohër, thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë  dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s e Traktatin E komunitetit të Transportit.

Një nisme të tillë ndërkohë e ka përkrahur edhe SHBA’ja. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA’ja e përkrahe një nismë të tillë duke e quajtur si premtuese, ndërkohë ka thënë se në të ka vend edhe për Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz