back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaJetëFun“Rruga për askund” kushtoi 100 mijë euro, përfundon në një fushë

“Rruga për askund” kushtoi 100 mijë euro, përfundon në një fushë

Të ngjajshme

Banorët e Piatra Neamt të Rumanisë, kanë mbetur të habitur kur panë një rrugë të çuditshme, që mund të thuhet se është drejtuar për një askund.

Kjo rrugë e gjatë 200 metra, e ndërtuar në periferi të zonës, kushtoi 100 mijë euro dhe përfundon në një fushë, me një “stop” si të vetmen shenjë paralajmëruese.

“Pjesë e planeve, për modernizimin e zonë”, është thënë në një raport të lëshuar nga komuna, duke mos saktësuar se si do të vazhdojë ky modernizim urban.

Ndërtimi i kësaj rruge të kushtueshme, vjen kur në Rumani ka protesta të vazhdueshme, me kërkesën për infrastrukturë të re dhe rrugë të shtruara me asfalt.

Shoferët i kanë ndaluar makinat në Bukuresht për 15 minuta, si shenj proteste për mungesën e rrugëve të gjëra, që do e lehtësonin trafikun.

Të Fundit

Sport

ShowBiz