back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeShpejtim Bulliqi nuk ‘dorëzohet’: Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të...

Shpejtim Bulliqi nuk ‘dorëzohet’: Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Në një bisedë në televizionin publik, ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfunduar demarkimi i kufirit më Malin e Zi.

“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkretë në mënyrë që të nisë korrigjimi.

“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.

Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavërtetë.

“Kufiri s’ka qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit. Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, tha Bulliqi.

Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare. Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz