back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNdërron jetë profesori i njohur i UP-së

Ndërron jetë profesori i njohur i UP-së

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Në orët mbrëmjes të së premtes, ka ndërruar jetë Prof. Dr. Halit Halimi.

Ai vdiq në Prishtinë, në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje prej disa vitesh.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 9 nëntor, në varrezat e Prishtinës, në orën 15:00, njofton Radio Televizioni i Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Një pjesë e biografisë së profesorit universitar Halit Halimi:

I lindur në Miratoc të Preshevës, profesori ordinar Halimi në Preshevë kreu filloren, kurse gjimnazin në Prishtinë, për të ndjekur studimet fillimisht në Zagreb dhe për të vazhduar në Paris, në Universitetin e njohur të Sorbonës, ku kreu fakultetin, pastaj edhe magjistraturën dhe doktoratën, si i vetmi nga hapësirat e atëhershme shqiptare të Jugosllavisë.

Pas mbarimit të studimeve në Sorbonë, ai u zgjodh mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, në degën filologjisë – katedra e frëngjishtes, ku punoi deri në pensionim, përkatësisht pas luftës.

Përveç pedagog i përkushtuar, ai u mor edhe me studime nga fusha e linguistikës, duke lënë pas shumë punime e disa vepra me vlerë, e po ashtu edhe me përkthime veprash nga gjuha frënge në shqipe. Ishte autor edhe i disa veprave, “Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe” (1994), “Fjalor tematik frëngjisht – shqip” (disa ribotime), “Parametra akustike dhe natyra e theksit në gjuhën shqipe”, si dhe disa kronikave, nga këto edhe ajo për prejardhjen e Xhagadurve.

Mori pjesë në shumë tryeza e sesione shkencore vendore e ndërkombëtare nga fusha linguistikës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz