back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeKy është vendimi i Qeverisë që i financoi Lushtakun, Selimin e Hasanin...

Ky është vendimi i Qeverisë që i financoi Lushtakun, Selimin e Hasanin për tu mbrojtur nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit...

Zelensky: Në fund të javës diskutojmë me aleatët evropianë detajet e planit të armëpushimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të martën se zyrtarët ukrainas...

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimin e Qeverisë së Kosovës i cili ndan 30 mijë euro për Sami Lushtakun, Mahir Hasanin dhe Sylejman Selimin, që të mbrohen nga akuzat e mundshme nga Gjykata Speciale.

Vendimi i datës 5 shkurt të këtij viti,  është marr pas kërkesave që kanë parashtruar tre të lartpërmendurit ndërsa ishte mbajtur i fshehur nga Qeveria e Kosovës.

Ky vendim është publikuar tek pas tetë muajve pasi ishte miratuar nga kabineti qeveritar.

Vendimi i qeverisë thekson se aprovon kërkesat për ndarjen e këtyre mjeteve financiare për përkrahje financiare për personat e akuzuarve potencialë në proceset Gjyqësore pranë dhomave të specializuara.

Sipas vendimit me numër 10/88, Sami Lushtakut i ndahet shuma prej 9,187, Mahir Hasanit i ndahen, 6,991 euro ndërsa kërkesa e parashtruar nga Sylejman Selimi për ndarjen e 20 mijë eurove është miratuar pjesërisht  dhe të njëjtit i është ndarë shuma në vlerë prej  13.822 eurosh, shkruan Gazeta Sinjali.

Ekzekutivi obligon që këto mjete të transferohen në Ministrinë e Drejtësisë nën programin Mbrojtja Juridike dhe Mbështetja financiare e Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore  pranë Dhomave të Specializuara në kategorinë e shpenzimeve, subvencioneve dhe transfereve.

Qeveria e Kosovës, në bazë të këtij documenti, e obligon Ministrinë e Financave  dhe Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e vendimit.

Ajo që bie në sy është se vendimi nuk është nënshkruar nga kryeministri tashmë në largim, Ramush Haradinaj por në vend të tij, figuron një nënshkrim tjetër.

Kujtojmë se një ndarje e tillë është e kundërliigjshme për shkak se Ligji për mbrojtjen juridike dhe financiare parasheh që vetëm personat me aktakuzë mund të bëjnë kërkesë për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur. Përderisa tre të ish komandantët e UÇK-së ende nuk kanë aktakuzë të ngritur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz