BallinaLajmePrisnin 8 deputetë: Limaj zbulon se kush ia prishi matematikat Nismës

Prisnin 8 deputetë: Limaj zbulon se kush ia prishi matematikat Nismës

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është rikthyer në televizion pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të gjitha sondazheve dhe parashikimeve NISMA Socialdemokrate ka pritur 8 e më shumë deputetë.

“Por këto zgjedhje kanë pasur specifika tjera dhe dalja shumë e madhe në zgjedhje ka prishur edhe matematikat tona”.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha të dhënave që kanë deri më tani NISMA është në Kuvend por sipas tij pakënaqësitë ekzistojnë edhe për këtë rezultat.

Limaj ka thënë se në këto kalkulime nuk llogaritë edhe “votat e kontrabanduara nga Serbia”.I pari i NISMA-s thotë se votat nga Serbia janë dërguar jashtëligjshëm dhe si të tilla nuk duhet procesuar.

Ai thotë se pse për diasporën tonë duhet të ketë kritere tjera, ndërsa për serbët që jetojnë jashtë Kosovës të përdoret kriter tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz