back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKryeprokurori Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e...

Kryeprokurori Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e rastit të Astrit Deharit

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.

Këtë e ka bërë të ditur ekskluzivisht për arbresh.info kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit tha se do të kërkojnë ndihmë  nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit .

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.

Ai tha se Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetoj këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve .

“ E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u  shpreh kryeprokurori Lumezi.

Gjatë ditës së sotme, familja Dehari ka pranuar raportin rreth vdekjes së djalit të tyre, Astrit Dehari.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

  1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
  2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.
  3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i  qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen./arbresh.info
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz