back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeTentim vrasje në Fushë Kosovë, 1 person përfundon në QKUK, 3 të...

Tentim vrasje në Fushë Kosovë, 1 person përfundon në QKUK, 3 të arrestuar

Të ngjajshme

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar tre persona për tentim vrasje.

Siç njofton policia, personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në një lokal, ka pasur një përleshje fizike.

Njëri nga personat e përfshire në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

Ø A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ø Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Ø A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz