back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeArrestohen 4 persona, njëri për dhunim seksual të fëmijëve

Arrestohen 4 persona, njëri për dhunim seksual të fëmijëve

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Policia e Kosovës, konkretisht rajoni në Pejë, ka arrestuar 4 persona brenda 24 orëve të kërkuar nga Gjykatat kompetente, ku njëri prej tyre ka qenë edhe i dënuar për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24- orëve të kaluara, pas një pune operativo-hetimore  ka arritur  që të arreston katër 4 persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar janë:

E.A.  i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

Ndryshe, drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9- mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për  vepra të ndryshme penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz