BallinaLajmeZyrtare: Vetëvendosje deklarohet për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Zyrtare: Vetëvendosje deklarohet për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së i kanë konfirmuar Gazetës Express se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Një media në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportoi se vetura e Kurtit ka goditur një veturë të Policisë së Shqipërisë.

Aty u publikuan pamje ku shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz