back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeJa edhe sa ditë ka kohë të formohet Qeveria sipas Kushtetutës

Ja edhe sa ditë ka kohë të formohet Qeveria sipas Kushtetutës

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Me 6 tetor qytetarët e Kosovës i’u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të vendit.

Megjithëse kanë kaluar 14 ditë nga zgjedhjet, akoma grupet punuese të dy partive fituese, respektivisht  LDK dhe LVV nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nga LDK është thënë se do të presin çertifikimin e rezultatit zgjedhor për të filluar me procedurat e mëtejshme.

Njohësi i çështjeve Kushtetuese Riza Smaka, në një prononcim për Gazeta Blic ka treguar procedurën dhe afatet ligjore që duhet të respektohen deri në formimin e qeverisë së re raporton Gazeta Blic.

“Sipas dispozitës së nenit 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve që kanë përfunduar presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit mandatarin për formimin e qeverisë.Mandatari/mandatarja do të jetë ai apo ajo që e përfaqëson partinë politike apo koalicionin politik më të madh që e ka numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë. Ai mandatar do të ketë obligim sipas Kushtetutës nga dita që do të mandatohej 15 ditë për ta hartuar listën e ministrave dhe  për t’ja propozuar Kuvendit për miratim.Kuvendi me shumicën relative me së paku 61 vota po qe se do ta votonte do të konstituohej qeveria dhe do të funksionalizohej” thekson Smaka.

Smaka tregon se çfarë do të ndodhte nëse do të dështohej për tu formuar qeveria brenda këtyre afateve.

“Nëse do të dështonte për tu formuar qeveria brenda këtyre ditëve atëherë do të paraqitej mandatari i mandatarit tjetër që do ta bënte listën e deputetëve por ai ose ajo do të kishte afat prej 10 ditësh. Nëse do të dështonte dhe kjo, atëherë presidenti do ta shpërbënte Kuvendin dhe do të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme”thotë ai.

Ndërsa monitoruesja e KDI, Agnesa Haxhiu thekson se në fillim duhet të përfundoj procesi i numërimit dhe certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së dhe pastaj fillohet me proceduarat për konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz